Prangoset 33-vjeçari nga Laçi, autor i 5 vjedhjeve në Peqin dhe Belsh

0
165

Zbardhen vjedhjet e ndodhura në qytetin e Peqinit dhe Belshit, duke ndaluar autorin e dyshuar e disa vjedhjeve.

Policia ka vënë në pranga 33-vjeçarin A.N. banues në fshatin Sanxhak, Laç.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin ndaluan me iniciativë shtetasin A. N., 33 vjeç,  banues në fshatin Sanxhak, Laç.” – njofton policia.

Dyshohet se ky shtetas është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Peqinit dhe Belshit, në muajin qershor dhe korrik, konkretisht:

Më datë 02.06.2020, në fshatin Shkozë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. D.

Më datë 02.06.2020, në fshatin Trojas, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit A. B.

Më datë 02.06.2020, në fshatin Çepë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. K.

Më datë 13.06.2020, në fshatin Bishqem, Peqin, dyshohet se ka vjedhur furgonin në pronësi të shtetasit A. B.

Më datë 01.07.202, në qytetin e Peqinit dyshohet se ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit D. Ç.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Elbasaniflash.al