Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se ish-bashkëshortja e 53-vjeçarit ishte e pajisur me urdhër mbrojtejeje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. C., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtejeje, dhe ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke iu afruar asaj”, njofton Policia e Tiranës.