‘Prano kontratën e re, ose largohu!’/ Napoli i vendos ultimatum Hysajt

0
231

Napoli do të tentojë të mbajë dy futbollistët e tij, Elseid Hysajn dhe Nikola Maksimovic.

Klubi i kaltër do të bëjë përpjekjen e fundit për të bindur shqiptarin dhe serbin për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.

Megjithatë, presidenti De Laurentis ua ka bërë të qartë se në rast refuzimi Hysaj dhe Maksimovic do të shiten nga klubi.

“Ose pranoni kontratën e re dhe qëndroni, ose largohuni!”, këto janë dy opsionet e vendosura për mbrojtësin e djathtë shqiptar dhe qendërmbrojtësin serb.

Aktualisht, Hysaj ndodhet në Bjellorusi me ekipin kombëtar për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Tashmë po afron ora që ai duhet të vendosë njëherë e mirë për të ardhmen e tij në Napoli.

Duhet thënë se trajneri Genaro Gattuso dëshiron që t’i mbajë me çdo kusht të dy lojtarët ballkanas.

© SYRI.net