Pranvera Vjen Me Lule Por Edhe Me Depresion

0
232

Secila prej stinëve ka një bazë të fortë dashamirësish, por pranvera është padyshim më e bukura.

Njerëzit i thonë ‘lamtumirë’ dimrit dhe i dorëzohen temperaturave më të ngrohta të pranverës.

Pranvera është përgjithësisht një stinë që nxit lumturi dhe shpresë por për disa njerëz ajo shkakton alergji dhe probleme shëndetësore.

Stina e polenit mund të shkaktojë plogështi dhe drobitje fizike duke nxitur kështu edhe shfaqjen e depresionit.

Studiuesit e fushës kanë vënë re që pranvera përbën edhe pikun më të lartë të vetëvrasjeve në krahasim me stinët e tjera.

Një studim të cilit i referohet AgroËeb.org shpjegon se depresioni përkeqësohet me rritjen e polenit në ajër.

Ai  prek më shumë njerëzit që vuajnë nga çrregullimet bipolare dhe alergjitë.

Tështimat, rrjedhjet dhe bllokimet e hundëve, lotimi i syve dhe kruarja e fytit janë arsye të mjaftueshme për të nxitur depresionin tek shumë njerëz.

Depresioni Dhe Alergjitë e Pranverës

Alergjitë nxisin shpërthimin e disa substancave kimike të sistemit imunitar që shkaktojnë inflamacion.

Këto substanca janë gjithashtu përgjegjëse për humbjen e oreksit, problemet me gjumin dhe izolimin social.

Alergjitë vështirësojnë gjumin dhe cilësia e keqe e tij është një faktor kontribues në shfaqjen e depresionit.

Humori i Keq Në Pranverë

Ka njerëz që janë pa humor të mirë kur moti ngrohet dhe ditët janë plot diell.

Ata vuajnë nga Çrregullimi I Ndikimit Sezonal, simptomat e të cilit nisin në vjeshtë ose dimër dhe zbuten gjatë pranverës.

Por tek disa njerëz, kjo strukturë shkon për së mbrapshti, që do të thotë se depresioni shpërthen në pranverë dhe në verë.

Disa prej simptomave të këtij problemi përfshijnë: pagjumësinë, acarimin, parehatinë, mungesën e oreksit dhe rënien nga pesha.

Ky lloj depresioni mendohet të jetë një reagim i temperaturave të larta dhe lagështisë.

Nëse futeni në kategorinë e njerëzve që trishtohen prej pranverës, ekspertët e AgroWeb.org thonë se nuk jeni të vetëm.

Është e udhës që ju të kërkoni ndihmë tek një terapist profesionist që mund t’ju ndihmojë t’i shpëtoni kthetrave të trishtimit pranveror.