Lionel Messit vijon të jetë në vendlindjen në Rosario dhe nuk do të jetë i gatshëm për Barcelonën për ndeshjen e së martës kundër Eibar.
Klubi katalanas, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, justifikohet duke u shprehur se ylli argjentinas po rikuperohet nga një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë.
“Lojtari i ekipit të parë Lionel Messi është duke përfunduar trajtimin e kyçit të këmbës së tij të djathtë. Lojtari pritet të kthehet në stërvitje pas ndeshjes FC Barcelona-SD Eibar ”, shkruan Barcelona, raporton Ora News.
![](https://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2020/12/fcb-1.jpg)
Sipas “Mundo Deportivo”, nëse gjërat shkojnë sipas planit, Leo Messi do të kthehet në stërvitje me skuadrën më 1 janar, në seancën e caktuar për në orën 18:30.
Por duke nisur nga kjo datë, Messi tashmë mund të negociojë të ardhmen e tij me këdo që dëshiron, pasi FIFA lejon negociatat gjashtë muaj para përfundimit të kontratës, raporton Ora News.
Për 6 herë fituesin e “Topit të Artë” ka një interesim të fortë nga PSG dhe Manchester City, ndërsa gjithçka do të varet edhe nga zgjedhjet brenda Barcelonës, që mbahen në mes të janarit.
/a.r,OraNews