Sot në ambientet e shërbimit të zjarrefikses në Elbasan u zhvillua takimi i pare midis punonjesve te ketij insitucioni dhe prefektit te ri te qarkut Spiro Maliqi . Ky takim u zhvillua në nje forme bashkbisedimi ku punonjesit mundën të ndanin shqetësimet dhe idete e tyre me prefektin ndërsa ky I fundit u njoh me planin e masave të marra për të përballuar sezonin e verës. Nga ana e tij Maliqi u shpreh se ne ditet ne vijim ndihma e sherbimit te zjarrefiksit do te ishte jetesore pasi sipas lajmerimeve 3 nga 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit do të përfshihen nga temperatura të cilat do të arrijnë dëri në 43 gradë Celsius.
Sa I takon shërbimit të zjarrëfikëses ,Tajar Alla u shpreh se ashtu si gjithmonë edhe këtë sezon veror ata do të jenë në gadishmëri për çdo situatë.
Pas prezantimit me prefektin e ri në detyrë ,punonjësit e zjarrëfikëses e njohën këtë të fundit edhe më kushtet dhe mjetet të cilat ushtrojnë detyrën.