SPAK do të marrë në pyetje nesër ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Ky i fundit ndodhet në burg prej 4 muajsh si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Do të jenë prokurorët e SPAk Vladimir Mara dhe Dritan Prençi që do të marrin në pyetje Kokën.
Ish ministri i Mjedisit u vu në pranga në dhjetor të 2021. Por teksa SPAK thotë se ai ka përfituar mbi 3.7 milionë euro në formë ryshfeti prej, vetë Koka ka mohuar akuzat dhe pretenduar se ka vepruar konform ligjit.
Kujtojmë se më 14 dhjetor SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.
Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.
Sipas SPAK Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.