Prej disa orësh në bllokun e sigurisë, me kë po qëndron në qeli Ilir Meta? Ja kush e vizitoi në orët e pasdites

0
71

Ilir Meta u arrestua mesditën e sotme me urdhër të SPAK, rreth 1 orë para se ai të shfaqej në një konferencë të njoftuar për mediat.

Meta u arrestua nga agjentët e BKH-së dhe Operacionales në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës. Policia e Shtetit në një njoftim tha se Meta ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës dhe ka fyer agjentët, duke justifikuar në këtë mënyrë nxjerrjen forcërisht nga automjeti të Presidentit të Partisë së Lirisë.

Fillimisht Ilir Meta u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe rreth orës 15:00 u transferua në atë që njihet si blloku i sigurisë, në rrugën Mine Peza.