Një 54-vjeçar në Korçë i cili u shpall i zhdukur nga familja, është gjetur pa jetë sot në një rezervuar.
Valmir Lame u konstatua i humbur pak kohë më parë, por pas kërkimeve palombarët e kanë gjetur në ujërat e rezervuarit të fshatit Kamenicë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës.