Prej dy ditësh i ka humbur burri, 32-vjeçarja nga Fieri bën kallëzim në polici

0
121

Një 32-vjeçare nga Fieri ka bërë kallëzim në polici pasi prej 2 ditësh bashkëshorti i saj është larguar nga banesa për të mos u kthyer më.

Uniformat blu kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për gjetjen e 42-vjeçarit.

Njoftimi i policisë Fier:

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja S. P., 32 vjeçe, banuese në Fier, se bashkëshorti i saj, shtetasi J. P., 42 vjeç, është larguar nga banesa në datë 26.03.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 42-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.