Prej dy muajsh pa ujë të pijshëm, banorët e fshatit Rrajcë-Sutaj të Prrenjasit në protestë: Është hera e dytë që ujësjellësi ka probleme, bashkia nuk na përgjigjet

0
344

Banorët e fshatit Rrajcë-Sutaj në Prrenjas po protestojnë për ujin e pijshëm pasi sipas tyre kanë afro 2 muaj pa u furnizuar dhe ky problem ka pasuar menjëherë pas lidhjes së sahateve të reja te ujësjellësi.

Banorët shprehen për Fax News se janë shumë larg qytetit dhe kanë vështirësi edhe për ta blerë dhe situata është bërë e papërballueshme edhe pse janë ankuar disa herë në Bashkinë e Prrenjasit.

Konfliktet e vazhdueshme që kanë përfunduar edhe në polici duket që nuk e kanë shqetësuar aspak kreun e Bashkisë Prrenjas I cili përvec premtimeve qe do ta regullojë situatën nuk ka ndërmare asnjë veprim deri më tani edhe pse tashmë për një pjesë të banorëve të gjitha prodhimet bujqësore janë tharë plotësisht.
Ky fshat ka një numër të madh banorësh që nuk po furnizohen me ujë dhe është hera e dytë në një kohë të shkurtër që kanë probleme me ujësjellësin.

“S’kemi ujë për të pirë, kemi 2 muaj dhe taksat i marrin dhe asgjë për ne. Nuk ka asnjë reagim nga institucion, me vite kemi pas probleme po tani është bërë e papërballueshme.

Fillojmë blejmë ujë dhe me furgon dhe këta asnjë përgjigjie nuk na japin”– u shprehën banorët.

Në një prononcim për Fax News kryeplaku i fshatit u shpreh se janë lagjia më e largët e fshatit e cila ka probleme dhe këto janë krijuar pas projektit gjerman për lidhjen e sahateve të reja për ujin e pijshëm.

“Vetëm specialistët mund ta zgjidhin pasi ka mungesë të theksuar të ujit, i dyti ujësjellës që krijon problem, nuk besoj që ka problem në ndërtimin e tij pasi materialet janë cilësore.
Unë nuk jam kompetent dhe nuk mendoj se ka problem me ndërtimin por me thatësirën
“- u shpreh kryeplaku.