“Premioja e madhe na motivon”, trajneri i Gramshit: Kemi besim se mund ta eliminojmë Partizanin B

0
235

Gramshi i ka mbyllur përgatitjet duke zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në prag të ndeshjes kundër Partizanit B. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, trajneri i gramshiotëve, Hekuran Jakupi, thotë se skuadra e tij është në gjendje të mirë dhe se premioja do t’i motivojë edhe më shumë.

Luzi-Gramshi

“Na pret një takim shumë i fortë në Durrës me Partizanin B. Kundërshtari është një ekip shumë i mirë. Ne vijmë pasi eliminuam Luzin 2008 me penallti dhe moralin e kemi të lartë, kështu që do të përballemi denjësisht me të kuqtë e vegjël. Do të luajmë futboll të bukur si gjithmonë dhe do të shpresojmë t’i eliminojmë ata.

Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të guxojmë. Premioja e madhe na motivon edhe më shumë dhe shpresojmë shumë që do t’ia dalim mbanë. Ekipi është në gjendje shumë të mirë dhe nuk kemi asnjë mungesë në këtë finale të radhës”, deklaroi trajneri i Gramshit, Hekuran Jakupi. Kujtojmë që ndeshja do të luhet sot në orën 17:00 në Durrës.

Panorama sport