“Presidenti” Berisha përjashton kategorikisht konsensusin me Ramën: Nuk puthemi me Judën

0
128

Demokratët mbështetës të Sali Berishës nuk kanë një emër për të propozuar si kandidat për president të Republikës. Gjithashtu në mënyrë kategorike Sali Berisha përjashton votimin e kandidatit të Edi Ramës për kryetar shteti.“Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë” tha Berisha. Deklarata e Sali Berishës u bë sot në Shkodër pas ceremonisë homazh për 4 dëshmorët e 2 Prillit.