Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, që vazhdimisht ka folur për minimizim të pasojave të Covid-19, tha askush nuk do të detyrohet të bëjë vaksinën kundër virusit, kur kjo e fundit të dalë në treg.
Komentet vijnë pasi qeveria caktoi miliona dollarë për blerjen dhe prodhimin e ardhshëm të vaksinave, pasi Brazili është shteti i dytë më i prekur nga pandemia pas Amerikës.
“Askush nuk mund ta detyrojë dikë që të bëjë diçka, kështu që nuk ka përse ndokush të ndihet i detyruar që të bëjë këtë vaksinë”, ka deklaruar Bolsonaro.
Brazili është bërë një pikë e nxehtë e koronavirusit muajt e fundit, me 3 908 272 raste të konfirmuara dhe 121 381 vdekje nga COVID-19.
Ora news