Presidenti francez dhe gruaja e tij do të paraqesin në gjykatë prova shkencore për të vërtetuar që ajo nuk është burrë

0
4

Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, po planifikojnë të paraqesin prova fotografike dhe shkencore në një gjykatë amerikane për të vërtetuar se znj. Macron është një grua.

Avokati i tyre thotë se presidenti francez dhe Brigitte Macron do të paraqesin dokumentacionin në një padi për shpifje që kanë ngritur kundër influencueses së krahut të djathtë Candace Oëens, pasi ajo promovoi bindjen e saj se Brigitte Macron kishte lindur mashkull.

Avokati i familjes Macron, Tom Clare teksa ishte i ftuar në podcastin Fame Undër Fire në BBC, tha se Brigitte është tepër e shqetësuar na këto aludime dhe se ato kanë sjellë shpërqëndrim për presidentin francez.

“Nuk dua të sugjeroj që kjo në një farë mënyre e ka nxjerrë nga loja e tij. Por, ashtu si çdokush që po përballet me një karrierë dhe një jetë familjare, kur familja juaj është nën sulm, kjo ju dëmton. Dhe ai nuk është imun ndaj kësaj sepse është president i një vendi”, tha ai.

Clare tha se do të ketë “dëshmi ekspertësh që do të jenë të natyrës shkencore” dhe, ndërsa nuk do të zbulonte, në këtë fazë, natyrën e saktë të saj, ai tha se çifti ishte i përgatitur të demonstronte plotësisht “si në përgjithësi ashtu edhe në mënyrë specifike” se akuzat janë të rreme.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese të mendosh se duhet të shkosh dhe ta nënshtrosh veten, për të paraqitur këtë lloj prove. Është një proces të cilit ajo do t’i nënshtrohet në një mënyrë shumë publike. Por ajo është e gatshme ta bëjë këtë. Ajo është e vendosur të bëjë çmos për ta sqaruar situatën. Nëse ajo bezdi dhe ajo siklet që ajo ndjen nga hapja e vetes në atë mënyrë është ajo që duhet për të vendosur një histori të qartë dhe për ta ndaluar këtë, ajo është 100% e gatshme ta përballojë këtë barrë.”
Akuzat u përhapën në You Tube në vitin 2021 nga blogeret franceze Amadine Roy dhe Natacha Rey. Fillimisht, familja Macron fitoi një çështje për shpifje në Francë kundër Roy dhe Rey në vitin 2024, por ky vendim u rrëzua në apel në vitin 2025 për shkak të lirisë së shprehjes, jo në bazë të së vërtetës. Familja Macron po e apelon vendimin.

Në korrik, familja Macron ngriti një padi kundër Oëens në SHBA. Ajo pretendon se ajo “shpërfilli të gjitha provat e besueshme që hedhin poshtë pretendimin e saj në favor të platformës së teoricienëve të njohur të konspiracionit dhe shpifësve të provuar”.

Në gusht, Emmanuel Macron i shpjegoi revistës franceze Paris Match pse ata kishin zgjedhur të ndiqnin veprime ligjore.

“Kjo ka të bëjë me mbrojtjen e nderit tim! Sepse kjo është absurditet. Kjo është dikush që e dinte shumë mirë se kishte informacione të rreme dhe e bëri këtë me qëllim shkaktimin e dëmit, në shërbim të një ideologjie dhe me lidhje të vendosura me udhëheqësit e ekstremit të djathtë.”