Presidenti i Brazilit i vërsulet keq fare Ancelottit: Pse nuk zgjidh problemin e Italisë së tij, që nuk luajti dot në dy Botërorët e fundit?!

0
154

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva (Lula) del në fushë për çështjen e drejtimit të “Seleçaos” dhe e bën këtë për të mbështetur qëndrimin e Fernando Diniz, trajnerit aktual, i cili sipas njoftimit të bërë nga presidenti i federatës braziliane të futbollit do ta drejtojë kombëtaren përkohësisht, deri në ardhjen e Ancelottit.

“Më pëlqen Ancelotti, por ai nuk ka qenë kurrë trajner i Italisë. Pse nuk e zgjidh problemin e kombëtares së tij, e cila nuk mori pjesë në dy Botërorët e fundit?” – pyeti lideri 77-vjeçar, gjatë një intervistë të enjten në mbrëmje në kanalin Sbt.

Trajneri i Real Madridit u zgjodh të marten, më 4 korrik, për të drejtuar “Seleçao” në vitet e ardhshme, duke filluar me Kupën e Amerikës 2024, e cila do të luhet nga 20 qershori deri më 14 korrik, siç njoftoi Federata Braziliane e Futbollit (CBF).

Deri atëherë në stolin e pesë herë kampionëve të botës do të jetë Fernando Diniz, trajneri i Fluminense. “Unë jam një tifoz i Diniz, – shtoi presidenti Lula, – sepse ka personalitet, kreativitet dhe është ai që komandon në dhomat e zhveshjes.

Është shumë e lehtë të drejtosh një ekip në Evropë me 11 lojtarë të përzgjedhur. Gjëja e vështirë është të vish këtu dhe të drejtosh Corinthians. Do të doja të shihja nëse Ancelotti do të bënte mirë me Corinthians”.