Presidenti i Ukrainës: I gatshëm të takohem me Putin në çdo format

0
3

Presidenti i Ukrainas, Volodymyr Zelensky është shprehur se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putin në çdo format.

Zelensky ka shtuar gjithashtu se ishte Putin ai që sugjeroi një takim bilateral mes Ukrainës dhe Rusisë, pasuar nga një takim trilateral që do të përfshinte SHBA-të.

Zelensky shtoi se ka diskutuar për garantimin e sigurisë me Trumpin dhe Europën gjatë ditës së sotme dhe tha se ka marrë sinjale të rëndësishme nga SHBA për këto garanci.

Sipas tij, detajet e këtyre garancive të sigurisë do të punohen brenda 10 ditësh.

SHBA-të ofruan që takimi tripalësh të zhvillohej sa më shpejt të ishte e mundur, ka pohuar Zelensky.

“Ukraina nuk do të ndalojë kurrë në rrugën drejt paqes dhe jemi të gatshëm për çdo format takimi,” theksoi Zelensky./abcnews.al