Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

0
2

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”, në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror të shtunën.

Pesekian tha se vendi “do të qëndrojë deri në fund” dhe se nuk do të ketë dorëzim, duke u bërë thirrje iranianëve të lënë mënjanë përçarjet e brendshme dhe të bashkohen në mbrojtje të vendit.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Teherani nuk ka ndërmend të sulmojë vendet fqinje dhe se sulmet do të kryhen vetëm nëse nis një sulm kundër Iranit nga territori i tyre.

Presidenti iranian gjithashtu u kërkoi falje shteteve fqinjue për çdo dëm që mund të jetë shkaktuar nga sulmet e ditëve të fundit dhe u bëri thirrje vendeve të rajonit të mos bëhen “mjete” të Izraelit apo Shteteve të Bashkuara, por të kërkojnë zgjidhje përmes diplomacisë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti më parë se vetëm dorëzimi i Iranit do t’i jepte fund sulmit që filloi një javë më parë, duke nënvizuar tensionin e vazhdueshëm në rajon.

Ardit Murataj