Presidenti në spital, infektohet me Covid-19 edhe shefi i fushatës së Trump

0
210

Menaxheri i fushatës së Donald Trump, Bill Stepie ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Stepien e mori përgjigjen e testit të premten në mbrëmje dhe një zyrtar i lartë i fushatës së Trumpit tha se menaxheri është duke përjetuar simptoma të lehta, të ngjashme me ato të gripit.

Njerëzit e afërt me Stepienin thanë se ai do të futet në karantinë derisa të shërohet.

Zëvendës menaxheri i Fushatës Justin Clark pritet të mbikëqyrë selinë e ekipit Trump në Arlington, ndërsa Stepien punon në distancë, megjithëse këshilltarët theksuan se ai do të mbante kontrollin e fushatës.

Pasi këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Hope Hicks, u diagnostikua pozitive me Covid-19, anëtarë të lartë të fushatës së Trumpit iu nënshtruan testit për virusin.

Stepien udhëtoi në Cleveland të martën për debatin presidencial. Ai ishte bashkë me presidentin amerikan në avionin “Air Force One” si dhe në Shtëpinë e Bardhë të hënën. Menaxheri Stepien u caktua në këtë pozitë në korrik, duke e zëvendësuar Brad Parscalen, shkruan Politico, përcjell abcnews.al.

Pasi Trumpi u hospitalizua në spitalin ushtarak “Walter Reed”, këshilltarët e tij po ngutet që t’i rivlerësojnë planet për muajin përfundimtar të fushatës para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Ata anuluan planin për një tubim në Florida dhe e shtynë tubimin e planifikuar në Wisconsin. g.v/abcnews.al