Presidenti Trump del për herë të parë me maskë

0
256

Duket se presidenti amerikan Donald Trump ka hequr dot nga “rebelizmi” dhe për herë të parë që nga momenti kur ka shpërthyer pandemia e Covid-19, ai ka vënë maskë.

Trump është parë me maskën gjatë një vizite në spitalin ushtarak Ëalter Reed jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.

“Asnjëherë nuk kam qenë kundër përdorimit të maskës por besoj se përdorimi i tyre e ka një kohë dhe vend” – tha Trump ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Deri në këtë moment, Trump nuk është parë asnjëherë të vendosë maskën në takime dhe vizita të tjera, madje ai tallte rivalin demokrat, Joe Biden për vënien e maskës.

“Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në një ambient të veçantë ku disa ushtarë dhe njerëz sapo kishin dalë nga salla e operacionit, mendoj se është e shkëlqyer vënia e maskës” – tha Trump të shtunën.

ora