Presidenti ukrainas para britanikëve: Lufta jonë njësoj si ajo kundër nazistëve

0
306

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po mban një fjalim para parlamentit britanik nëpërmjet një lidhjeje me video nga Ukraina.

Gjatë fjalimit Zelensky krahasoi luftën e Ukrainës kundër Rusisë me luftën britanike kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

“Ju nuk donit të humbnit vendin tuaj kur nazistët donin të merrnin vendin tuaj,” tha ai. Zelensky se njerëzit e tij kanë treguar një përpjekje “heroike” kundër forcave ruse.“Bombardimet nuk na thyen,” u shpreh Zelensky.