Gazeta e njohur serbe “Danas”, ka paralajmëruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po planifikon të japë dorëheqje.
Përmes një shkrimi të publikuar sot, gazeta serbe shprehet se shkak i kësaj dorëheqje mund të jetë rritja e presionit ndërkombëtar për dialogun me Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë.
“Danas” citon Dragan J. Vuçiçeviç, kryeredaktor i “Informer”, i cili shprehet se informacionet i ka marrë nga bashkëpunëtorë të afërt të presidentit serb.
“Ai planifikon të japë dorëheqjen për të lënë “dikë tjetër” të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Në një situatë ku presioni ndaj Serbisë për t’u tërhequr është rritur, këto dy lëvizje do të ishin aq të mëdha sa shteti nuk mund t’i mbështesë”, ka thënë Vuçiçi.
Kosova dhe Serbia janë në dialog tani e më shumë se një dekadë.
Por nuk ka pasur marrëveshje, edhe ato marrëveshja që janë nënshkruar në Bruksel – shumica prej tyre nuk janë realizuar.
Nga ana tjetër, Putini po përballet me një presion të jashtëzakonshëm për raportet me Turqinë. Vetë Komisioni Evropian e paralajmëroi se do i ndërpresë fondet nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë. Vetë Vuçiç ka thënë hapur se ai këtë hap nuk e ndërmerr, ndërkohë që ka votuar kundër Moskës në OKB. Mbetet të shihet nëse do të dalë fjala e gazetës serbe.