Pretendonte se kishte fjetur me 20.000 gra, ndërron jetë regjisori i famshëm

0
278

Ka ndërruar jetë regjisori Joel Schumacher, i njohur për filmat “Batman Forever” dhe “Batman and Robin”, por edhe për arritje të shumta të tjera, adaptime filmash të muzikantëve dhe videove muzikore, ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare. Agjentët e Schumacher thonë se regjisori i famshëm ka vuajtur nga kanceri vitin e fundit.

Një stilist i kostumeve që u bë regjisor, Schumacher ishte një nga emrat më të mëdhenj të regjisë gjatë viteve ‘80 dhe ‘90, dhe ai kishte një sy për aktorët e rinj të talentuar, kështu që ai zbuloi Rob Loëe, Kiefer Sutherland dhe Colin Farrell.Ai mbeti më i njohur për arritjet e ‘St. Elmo’s Fire’, ‘Lost Boys’ dhe filmat ‘Batman Forever’ dhe ‘Batman and Robin’

Përveç kësaj, ai do të mbetet i famshëm për dramën e krimit ‘Koha për të vrarë’ dhe trilerin ‘Falling Doën’ me Michael Douglas në rolin e titullit. Herën e fundit që ai drejtoi ishin disa episode të serialit “Shtëpia e Kartave” prodhuar nga HBO.Deklarata e tij për numrin e partnerëve që ai kishte gjatë jetës së tij është gjithashtu e famshme.

Në një nga intervistat e fundit që dha vitin e kaluar, Schumacher foli hapur për numrin e grave me të cilat kishte fjetur.

“Është një numër dyshifror në mijëra, por nuk është aq i pazakontë”, dhe kur u pyet nga gazetarët nëse ai numër është afër 2-3 mijë, ai shtoi:”Nuk është një numër dyshifror, por një numër një shifror”, dhe më pas ai shpjegoi se bëhej fjalë për 10 deri në 20 mijë partnerë.

fax