Prifti amerikan “arratiset” me një 18-vjeçare, përballet me sulme dhe kritika

0
177

Një prift katolik në Alabama i cili iku në Evropë me një 18-vjeçare të cilën e takoi gjatë punës së tij, ka tërhequr vëmendjen e organeve të drejtësisë dhe i është thënë që të mos e prezantojë veten si klerik në publik.

Alex Crow, ekspert në studim teologjik të demonëve dhe ekzorcizmit, dyshohet se ka pasur raste edhe me vajza të tjera para se të shkonte në Itali me 18-vjeçaren.

Crow ka lënë dy letra dhe në njërën ai ka thënë se ishte martuar me vajzën, raportoi Guardian.

Policia ka thënë se hetuesit kanë gjetur një tjetër vajzë të re me të cilën Crow “ka vepruar papërshtatshëm dhe është urdhëruar të qëndrojë larg saj”.

Të premten, dioqeza e tij i ka thënë se nuk do të punonte më si klerik pasi kishte “braktisur detyrën e tij”. Ajo i ka thënë se sjellja e tij është “totalisht e papërshtatshme për një prift”.