Princ Leka dhe Elia Zaharia zyrtarisht të divorcuar

0
73

Princ Leka dhe Elia Zaharia tashmë janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës më 25 prill ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe aktores së njohur ndërsa janë zbardhur arsyet e paraqitura nga çifti për kërkesën për divorc.

Mësohet se 3 arsyet e forta që çuan në ndarjen e çiftit mbretëror janë konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës.

Më tej bëhet me dije se arsye janë pranuar si nga aktorja Zaharia ashtu edhe nga Leka. Më zbardhjen e këtyre arsyeve hidhet poshtë shkaku i aluduar ai i tradhëtisë. Në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthej atë të vajzërisë, Zaharia