Princesha e Britanisë Kate Midelton zbulon se ka ka*cer: Po i nënshtrohem kimioterapisë, u thashë fëmijëve të mi (Video)

0
93

Dukesha e Kembrixhit, gruaja e Princit William, Kate Middleton po kurohet nga kanceri.

“Kam kancer. Do ti nënshtrohem kimioterapisë…”, kështu deklaroi Dukesha e Kembrixhit, gruaja e Princit William, Kate Midelton në një videomesazh publik.

Dukesha e Kembrixhit, gruaja e Princit William, Kate Middleton po kurohet nga kanceri. E bëri të ditur vetë dukesha përmes një video-mesazhi emocionues.

E ulur në një stol në Windsor, Kate falënderon bashkëshortin e saj, Princin William. Princesha tha gjithashtu se luftën me të cilë po përballet ia kishte treguar edhe fëmijëve të saj George, 10 vjeç, Charlotte, 8 vjeçe dhe 5-vjeçarin Louis.

 “Ekipi im mjekësor më këshilloi që t’i nënshtrohem një cikli kimioterapie parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të atij trajtimi.”

Kensington Palace njoftoi se Kate po i nënshtrohet një cikli kimioterapie që filloi në shkurt.

Kate Middleton, 42 vjeç, u shtrua në spital më 16 janar për “operacion abdominal”. Në momentin e operacionit nuk u mendua për sëmundje kancerogjene, pasi asnjë analizë nuk kishte konfirmuar praninë e tumorit. Megjithatë, testet postoperative përmbysën diagnozën.