Familja mbretërore e Japonisë ka njoftuar se Princi Hisahito ka mbushur 18 vjeç, duke u bërë mashkulli i parë mbretëror në gati katër dekada që arrin në moshë të pjekurisë.
Hisahito, i cili një ditë pritet të bëhet perandor, është nipi i perandorit japonez Naruhito. Babai tij, princi i kurorës Akishino, e ka bërë këtë në vitin 1985.
Hisahito është më i riu i familjes perandorake me 17-anëtarë, që ka aktualisht vetëm katër burra.
Statusi tij si trashëgimtar duket se është problem për sistemin që nuk lejon perandoresha femra prandaj qeveria po përpiqet të ndërhyjë për ta ndryshuar.
Ligji konservator i familjes mbretërore daton prej 1947 dhe lejon vetëm meshkujt të kalojnë në fron, ndërsa femrat që martohen jashtë familjes humbasin statusin e tyre mbretëror, shkruan rrjeti ABCNews.
Kushërira e tij më e madhe Princesha Aiko, i vetmi fëmijë i Naruhito dhe gruas së tij Masako, konsiderohet si favorite nga publiku. Por ligjet aktuale ndalojnë që ajo të marrë këtë rol, shkruan ABCNews.