Kate Middleton dhe Princi William po bëjnë së bashku plot 17 vite, përfshirë këtu 8 vite fejesë dhe 9 martesë.
Si çdo çift, edhe ata kanë shkëmbyer më mijëra dhurata me njëri-tjetrin.
I ftuar në pocast e Peter Crouch, Prince William ka zbuluar edhe dhuratën me të çuditshme që i ka bërë bashkëshortes së tij Kate.
Ai u shpreh se para tre vitesh ai i dhuroi Kate një palë dylbi, për arsye që ende sot nuk di t’i shpjegojë.
“Para tre vitesh, i dhurova gruas time një palë dylbi, dhe ajo ende sot ma përmend. Kur i nxorra nga paketimi mundohesha të bindja veten që janë të lezetshme. ‘Shiko’, i thoja Kate me to mund të shohësh shumë larg”, tregoi me humor William duke shkaktuar të qeshura./abc