Prindërit e kërkonin me polici, e mitura nga Erseka gjendet në Tiranë, u drogua dhe abuzua seksualisht nga i riu

0
255

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Ersekë, por krimi është arritur të zbulohet nga oficerët e komisariatit Nr.1 në Tiranë, të cilët ishin në ndjekje të një vajze me inicialet A.E, pasi ishte denoncuar nga prindërit e saj, si e larguar nga banesa dhe nuk dihej adresa e vendodhjes së vajzës.

Pas disa ditësh kërkimi, është arritur të gjendet në Tiranë vajza, e cila më pas është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së komisariatit nr.1.

Vajza e mitur, vetëm 16-vjeçe, ka treguar para oficerëve të policisë se ka qenë në shoqërinë e 26-vjeçarit Orgest.M.

Sipas dëshmisë së të miturës nga data 21 shkurt deri në 1 mars 2021 ka qenë në një banesë në fshatin Kamnik të Ersekës.

Gjatë qëndrimit në këtë banesë, ajo ka treguar se shtetasi Ergest.M ka kryer marëdhënie seksuale me vajzën e mitur, pa dëshirën e kësaj të fundit.

E mitura ka treguar se Orgest.M ka përdorur lëndë narkotike, drogë të bardhë në formë pluhuri dhe lëndë narkotike në formën e barit gjethe.

Më tej vajza ka rëfyer se është detyruar nga Orgesti që të përdorte lëndë narkotike bar dhe pluhur të bardhë.

Barin e ka konsumuar me cigare, ndërsa pluhurin e bardhë sipas saj, Orgest.M e vendoste në një pjatë dhe më pas kapte të miturën nga nofullat dhe me forcë e detyronte që ta thithte nga nga hunda.

Pas përdorimit të drogërave, 26-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

Ndërkohë pas kësaj dëshmie, policia ka lokalizuar dhe shoqëruar Orgest.M, i cili është marrë në pyetje në ambjentet e komisaritit Nr.1 në Tiranës.

Orgest.M, ka rrëfyer se kishte kryer marëdhënie seksuale me vajzën dhe këtë gjë e ka kryer me dëshirën e saj.

Sipas tij, ai nuk e dinte që vajza është 16-vjeç, moshë kjo që nëse do të kryesh marrëdhënie seksuale, qoftë dhe me dëshirën e vajzës, sërisht nuk shpëton nga ndjekja penale.

Ora news