Prej katër ditësh prindërit e dy të rinjve nga Korça ishin në ankth për fatin e fëmijëve të tyre të cilët rezultonin të zhdukur.
Ndërkohë, blutë bëjnë me dije së fundmi se falë kërkimeve kanë bërë të mundur të bien në gjurmët e dy adoleshentëve.
Mësohet se djali dhe vajza, të dy 15-vjeçarë, janë gjetur në Tiranë. Falë bashkëpunimit mes Policisë Maliq dhe asaj në Tiranë, është bërë e mundur gjetja e dy adoleshentëve të cilët katër ditë më parë ishin larguar nga banesat e tyre në fshatrat Zvirinë dhe Leminot.
Ata janë lokalizuar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë dhe fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.