Prishën mitingun e Ramës në Librazhd, nën hetim prej 5 vitesh/ 7 të akuzuarit dalin para gjykatës në Elbasan

0
1

Shtatë personat, të cilët janë hetuar në gjendje të lirë prej 5 vitesh për sulmin ndaj makinës së kryeministrit Edi Rama në vitin 2019 në hyrje të Librazhdit, dalin sot para gjykatës së Elbasanit.

“7 personat që janë ndjekur në gjendje të lirë janë paraqitur në gjykatën e Elbasanit, dhe në përfundim pritet vendimi. Bëhet fjalë për ish deputetin e PD, Aurel Bylykbashi; kryetarin aktual i PD Librazhd, Bujar Vreto; kryetari i PD Përrenjas, Arian Karriqi; dhe persona të tjerë që mbajnë poste pranë selive të PD, Erlind Gurra, Dash Boja, Leonard Ozuni, Bujar Hojku”, raportoi gazetarja Edisona Skënderi.

Këta persona, së bashku me simpatizantë të PD sulmuan makinën e kryeministrit Rama në aksin Librazhd-Përrenjas në vitin 2019, duke e goditur me sende piroteknike.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për tre vepra penale, atë të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore