Priste këpucët që porositi online, burrit “i dhurojnë” edhe një pako të dytë me 7 kg drogë

0
97
Postman delivering package of goods to home with smile and happy face. Young Asian cute girl receiving boxes from postman at the door. Selective focus on the hands. Home delivery concept.

Një qytetar italian shkoi në zyrat e Komisariatit të Bolognina Pontevecchio për t’u treguar agjentëve atë që sapo i kishte ndodhur.

Ai kishte blerë një palë këpucë online dhe kur korrieri mbërriti i la jo një, por dy pako. Porosinë që kishte bërë dhe një pako të dytë, të rëndë.

Ai e hapi dhe brenda gjeti 13 qese plastike transparente me substancë vegjetale jeshile të errët, e cila në ekzaminimin e parë u duk se përmbante dimetiltriptaminë, me peshë rreth 7 kilogram.

Është një substancë e fuqishme e njohur për përdorimin e saj si halucinogjen në disa popullata të Amazonës, shkruan Bologna Today. 

Policia verifikoi se kishte pasur një gabim në dërgesë dhe se pakoja me drogën ishte e destinuar për një person tjetër me banim në Angli.Menjëherë është sekuestruar lënda e dyshuar narkotike, në pritje të hetimeve të mëtejshme./Abcnews