Probleme gjatë uljes, ndahet në dysh aeroplani me rreth 200 persona në bord

0
239

Një nga pilotët dhe dy pasagjerë kanë ndërruar jetë pasi një avion i Air India Express ka dalë nga pista dhe është ndarë në dysh. Ngjarja ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar Calicut, sipas CNN News 18.

Sipas raportimeve, avioni u ul në pistë ndërsa një shi i dendur ishte duke rënë rreth 7:40 p.m. me orën lokale.

Pas uljes, mjeti fluturues vijoi të rrëshqasë në pistë dhe më pas përfundoi në luginë ku u nda në dysh.

Avioni i Air India Express, një Boeing 737, kishte 174 pasagjerë në bord dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, sipas një deklarate dërguar CNN nga ministria e Aviacionit. /abcnews.al/