Kryetari i KZAZ nuk ka dhënë asnjë informacion për gazetarët dhe nuk i ka pranuar as të hyjnë brenda kësaj qende votimi, pavarësisht autorizimit.
Ai nuk ka pranuar të japë asnjë informacion se si ka ecur procesi i votimit në këtë qendër.
Gazetari Edison Vatnikaj informon se gjatë bashkëbisedimit me kryetarin e KZAZ i është thënë që janë lejuar të hyjnë në çdo qendër votimi sepse kanë autorizimin e duhur, ndërsa i është thënë që ju nuk lejoheni sepse nuk lejohen mediet brenda KZAZ.
Ndërkohë energjia elektrike ka qenë e ndërprerë për rreth 30 minuta në dy qendra votimi në Librazhd dhe sipas kryetarit të PD në Librazhd këto veprime bëhen qëllimisht për të penguar procesin e votimit.
ORA NEWS