
Mbrëmja e djeshme dhe mëngjesi i sotëm kanë sjellë reshje masive shiu në të gjithë territorin e vendit, ku zonat më të prekura janë ato të Ultësirës Perëndimore, në të cilat janë vërejtur edhe përmbytje.
Sipas informacioneve zyrtare për sa I takon qarkut të Elabasnit reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar problem me akset rrugore me rreshqitjen e gurëve në disa nga akset kryesore por me ndërhyrjen e firmave kontraktuese të gjithë akset janë të kalueshme dhe pa problem.
Sa I takon furnizimit me energji elektrike ka probleme me fidrin nr.7 e nr.8 ku si pasojë e difektit ka mungesë te furnizimit me energji elektrike në bashkinë Prrenjas dhe disa fshatra perreth. Dëme ka pësuar edhe fidri nr.4 ne bashkinë Cërrik i cili sjell mungësë të energjisë elektrike në njësinë administrative Mollas dhe Pishaj të bashkisë Gramsh.
