Problemet teknike dhe anomalitë me rezultatet e zgjedhjeve, KQZ: Numërimi do të bëhet manualisht!

0
2

Ka reaguar sërish Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas anomalive dhe problemeve me shfaqjen e rezultateve të zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Kosovë tha se pas problemeve që u shfaqën, KQZ ka vendosur që numërimi të bëhet manualisht.

“Pas shumë përgatitjeve dhe testimeve që kemi bërë gjithçka ishte gati për rezultatet preliminare, por për shkak se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e këtyre të dhënave nuk ka funksionuar, ne nuk po arrijmë ti prezantojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike.

Për këtë arsye, KQZ u kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve. Në këto rrethana, KQZ ka shqyrtuar situatën dhe ka vendosur që të mbledhë të dhënat në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet përmes formularëve të subjekteve politike, të cilat janë plotësuar.

Sigurojmë qytetarët që mostransmetimi i rezultateve përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet që janë pjesë e këtyre formularëve, në mënyrë manuale do t’i publikojmë”, deklaroi ai para mediave.

Top Channel