Procedohen penalisht 4 infermierë në spital

0
7301

Policia e Delvinës ka proceduar penalisht 4 infermierë të spitalit të qytetit, pasi shpërdoruan detyrën duke hedhur mbetje spitalore në ambiente të papërshtatshme.Në kundërshtim me ligjin, infermierët u konstatuan nga një emision investigativ se hidhnin mbetjet spitalore në ambientet e brendshme të spitalit.Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.