Procedohet një 17-vjecar, dyshohet të ketë kryer marrëdhënie me një të mitur

0
1084

Një 17-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë në Prokurorinë e Sarandës prej specialistëve të krimit të Komisariatit të këtij qyteti, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Materialet proceduriale për shtetasin E.L. janë referuar në Prokurori

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 17 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.