Procesi i Primareve/ Vokshi zbulon kandidatët zyrtarë për bashkinë e Tiranës, ja emri “surprizë”

0
131

Zyrtarizohen emrat e kandidatëve të vetëshpallur në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës. Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), Albana Vokshi në një dalje për mediat nga selia blu, bëri të ditur për mediat emrat e kandidatëve. Lista mban emrat e personave që deri më sot e kanë zyrtarizuar kandidimin, mirëpo surprizë ishte emri i aktorit të njohur Julian Deda. Ai është në mesin e 7 personave që do kandidojë në Primare.

Emrat e personave që janë vetëkandiduar:

1-Adriana Kalaja

2-Belind Kellici

3-Enkelejda Fejzo

4-Fatmir Merkoci

5-Gerti Bogdani

6-Ilir Alimehmeti

7-Jul Deda

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet.