I penduari Ervis Bardhi ka dëshmuar sot në procesin ndaj Ardian Çapjes e të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se seancë, Bardhi dha detaje nga mënyra se si ishte njohur me Gentian Beqirin në qelitë e burgut të Peqinit, në krijimin e miqësisë me të dhe vizitat e herëpashershme në shtëpinë e Beqirit, marrjen e porosisë për ekzekutimin e tij nga Ardian e Florenc Çapja, deri në ditën e ekzekutimit.
Çapja është një emër shume i njohur i botës së krimit jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë. Ai është shoqëruar dhe arrestuar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv. Më vonë në qershor te 2020 ku u dërgua ne gjendje te rende ne spital.
Ai u arrestua me 29 mars 2021 ku bashke me Florenc Çapjan akuzohen se në vitin 2012 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë, Gentian Beqirin dhe Nezir Beqirin, babë e bir.