Prodhim i paktë, fermerët e ullirit pa përkrahje dhe pa fuqi punëtore

0
180

Kultivuesit e ullirit në qarkun e Fierit, tani që kanë filluar vjeljen e kësaj kulture bujqësore parashikojnë zero të ardhura. Prodhimi i dobët këtë vit, shërbime dhe plehra bujqësore të shtrenjta, si dhe mungesa e krahut të punës janë disa nga arsyet e kësaj situate. Ndërsa ndihma nga shteti për ta ka qenë e munguar.

Ndryshe nga vjet, kultivuesit e ullirit në qarkun e Fierit, këtë vit janë në vështirësi serioze.

Përveç prodhimit të dobët, fermerët janë hasuar edhe me çmime mjaft të larta të shërbimeve dhe plehrave bujqësore.

Sa i takon krahut të punës, shumica përpiqen të angazhojnë familjarë. Ndërsa disa të tjerë punojnë në mënyrë reciproke te njëri-tjetri.

Fermerët e cilësojnë ullirin si një pasuri kombëtare, jo vetëm të tyre dhe për këtë kërkojnë edhe mbështetje konkrete nga shteti.