Prodhimet blegtorale, rriten ndjeshëm çmimet në treg për produktet e bulmetit dhe të mishit

0
3

Shqiptarëve produktet me origjinë shtazore po u kushtojnë gjithnjë e më tepër.

Nëse bëjmë një krahasim të çmimeve të bulmetit nga viti 2013 e deri më tani, një kilogram djathë lope kushton 133% më tepër, djathi i deles 136% më shumë, kurse gjalpi i freskët ka pësuar 100% rritje të çmimit.

“Në vitin 2013 djathin e lopës e gjenim me 300 lekë\kg, ndërsa sot kushton 700 lekë\kg. Djathi i deles ka qenë 550lekë\kg ndërsa sot kushton 1200-1300 lekë\kg. Djathi i freskët ka qenë 500 lekë\kg, tani kushton 1100 lekë\kg”,shprehet Artan Hazizaj, tregtar.

Të mbarështosh gjë të gjallë në Shqipëri është e mundimshme dhe aspak fitimprurëse, në mungesë të produkti vendas industria e përpunimit të qumështit dhe bizneset e mishit furnizohen me produkte importi. Nëse qumështi vjen nga Serbia, mishi ka si origjinë  nga Rumaninë dhe Bullgarinë. E gjithë kjo ka bërë që një kg mishi viçi për konsumatorin vendas të kushtojë 71% më tepër. Edhe pse mishi i derrit vazhdon të jetë më i liri në treg,  ai ka pësuar ndryshimin  më të madhe të çmimit përgjatë këtij dhjetëvjeçari, duke shkuar 128% më shumë.

“Mishi në 2013 ka qenë me 700 lekë\kg , tani ka arritur 1100-1200. Mishi I gicit dikur kushtonte 350 lekë\kg, por sot kushton 800 lekë kg”, shton më tej tregtari.

Tregtarë e qytetarë, të gjithë janë në kërkim të shijes shqiptare, por për ta siguruar këtë është tepër e vështirë.

“Ne mundohemi që t’i gjejmë të gjithë këtu produktet por është shumë e vështirë. Imagjino në një fshat  mund të gjesh vetëm një viç”, përfundoi Artan Hazizaj, tregtar.

Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT në këtë 10 vjeçar të fundit numri I lopëve, deleve dhe dhive është përgjysmuar.

Në vitin 2013 kishim mijë gjedhë, ndërsa në 2013 263 mijë. Të imta në 2013 kishim 2.725.000 nga 1.846.000 që janë regjistruar në 2023.