Fermerët po zgjerojnë mundësitë e prodhimit nga puna në bujqësi duke rritur të ardhurat familjare dhe ngritur biznese konkurruese.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi solli pamje të një biznesi të ri bujqësor po po bëhet trend në zonat rurale të vendit dhe ka të bëjë me prodhimin e perimeve të thata.
“Një shembulli frymëzues, që vjen nga fshati Luzi i Vogël në Kavajë, tregon mbi mundësinë e shtimit të të ardhurave në prodhimin e domates së thatë në këtë zonë”, shprehet Ekonomi, teksa në videon e publikuar, shihen struktura të ngritura si tezga, të mbushura me domate, që janë për t’u tharë.
Ekonomi tha se, “Albania Piemonte” ka angazhuar dhjetëra fermerë dhe ka punësuar komunitetin lokal në këtë biznes”.
“Me vetëm 8 tonë prodhim në vitin e parë, tanimë kompania ka arritur në 30 tonë me një sipërfaqe të mbjellë në 20 ha. Kërkesa e shtuar e tregut të jashtëm sidomos atij italian për këtë produkt, do të krijojë hapësira për të rritur më tej sipërfaqen e mbjellë dhe rritur prodhimin”, theksoi Ekonomi. /j.p/