Seriali i filmave vizatimorë me famë botërore ”The Simpson” vazhdon të trondisë botën me parashikimet e saja.
Mediat sociale u tronditën dhe së fundmi, kur një nga tifozët e serialit legjendar tregoi një parashikim të ri, të kësaj serie.Ky përdorues i mediave sociale vuri re skenën në episodin e sezonit 12 të shfaqjes së quajtur ‘’The Computer Wore Menace Shoes’.
Kjo skenë duket se ka parashikuar lajmet e fundit për një plan në të cilin një qender vaksinimi në Rusi inkurajon njerëzit të marrin vaksinën anti-covid dhe kanë një akullore, falas.
Ky lajm është i ngjashëm me pjesën ku Homer Simpson iu dha një tas me akullore të mbushura me shiringa.
‘’Simpson parashikuan të ardhmen dhe njëherë’ shkroi LonelyGoomba në twitter, postim i cili mori mijëra komente.
”Si vazhdojnë ta bëjnë këtë. Është rasti apo autorët kanë makina kohore, çfarë dreqin po ngatërrojnë’’ shkruan një komentues.
© SYRI.net