PROFIL/ Do drejtojë 3 vitet e ardhshme SPAK-un, kush është Klodian Braho?

0
2

Për 7 orë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zhvillua dëgjesa publike për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Katër prokurorët në garë ishin: Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj.

Dhe në fund të seancës me 7 vota të anëtarëve të KLP-së, u vendos që pasuesi i Altin Dumanit të jetë Klodian Braho.

Por kush është kreu i ri i SPAK-ut?

Klodian Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.

Ka pasur këto detyra:

14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).