Gjuhë letërsia, bilogjia, kimia, fizika e matematika shpallen degë me prioritet
Gjuhë letërsia, biologjia, kimia, fizika, matematika programet e inxhinierisë dhe bujqësisë janë vetëm disa prej degëve që rrezikojnë mbylljen për shkak të numrit të ulët të studentëve.
Këtë të mërkurë Ministria e Arsimit i shpalli programe me prioritet kombëtar.
“Programet e studimit prioritar lidhen me mësuesit, inxhieneritë, bujqësinë, vetinerarinë.”- tha Kushi.
Ekselentët dhe maturantët që do të zgjedhin këto programe do të mbështeten financiarisht nga qeveria si dhe do të përjashtohen nga tarifat e studimit
“Të gjithë ata që mbarojnë maturën tre vitet e studimit me notë mesatare 10 dhe provimet e maturës mbi 9,5 ata do të jenë të përjashtuar nga tarifa, dhe do të kenë bursën që është sa paga minimale e një muaji. Kategoria e dytë janë maturantët që mbarojnë me mesatare 8.5 dhe zgjedhin të studiojnë një nga programet që janë prioritet kombëtar. Dhe kategoria e tretë janë të gjithë ata maturantë që kanë fituar çmimin e parë, të dytë apo të tretë në një olimpiadë ndërkombëtar.”- u shpreh Kushi.
Studentët që do të përfitojnë në universitete publike janë 3 kategori.
Studentët që përfitojnë nga ky vendim i këshillit të ministrave kanë detyrimin ligjor që pas diplomimit të punojnë në sektorin shtetërore të paktën 3 vite, pasi qëllimi i këtij vendimi është rritja e efikasitetit të Fondit të Ekselencës.