
Ashtu siç kishte paralajmëruar Tayna sapo ka publikuar projektin më të ri. Kënga mban titullin “Johnny” dhe sigurisht reperja edhe këtë herë vjen më joshëse se kurrë. Pjesë e klipit është edhe futbollisti Granit Cana, në të cilin reperja shfaqet në skena mjaft të nxehta.
Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për reperen, pasi hiteve që ka publikuar. Megjithatë, Tayna nuk ndalet dhe së shpejti do të vijë me një super duet, pasi është konfirmuar se është bërë bashkë me Flori Mumajesin.
Lajmin e ka konfirmuar për Prive dhe menaxheri i reperes, Rinor Hykolli i cili ka zbuluar se shumë shpejt do të nisin dhe xhirimet e klipit. Ndërkohë, në rrjet ka nisur të qarkullojë dhe një lajm se Tayna është bashkuar për herë të dytë me Mozzik.
Pas suksesit të duetit të parë “Edhe ti”, ata do të sjellin projektin me titull “Pram”. Megjithatë, çdo gjë mbetet në kuadrin e thashethemeve dhe dy reperët nuk kanë konfirmuar ende asgjë. /abcnews.al
