Prokurori i antimafias italiane: Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga një vend shumë shumë i koprruptuar

0
147

“Mafia shqiptare është një mafie e fortë pasi vjen nga një vend si Shqipëria, ku korrupsioni është në nivele mjaft  të larta, shumë të larta”,  ka deklaruar Nicola Gratteri, prokurori i antimafias italiane një nga simbolet e luftës kundër mafias italiane e mafias së huaj me veprim në Itali, gjatë fjalës së tij në Universitetin Politeknik të rajonit Marche, ku u vlerësua me titullin Doktor Shekncash i Nderti, titull që ky auditor jep për herë të parë në historinë e tij

Përballë trupit akademik e studentëve, Prokurori i Antimafias analizoj mënyrën e veprimit “sipërmarrës” të mafies në ekonominë lokale e kombëtare, sistemin e tyre të riciklimit e pastrimit të parave që vijnë mbi të gjitha nga fitimet kolosale të trafikut të kokainës e mbi të gjitha për aksionet e veprimit që shtetit, sistemi gjyqësor por dhe ai legjislativ në Europë e botë duhet të ketë për të luftuar aktivitetet e tyre kriminale.

Duke folur për Shqipërinë, Nicola Gratteri, u shpreh se “mafia shqiptare nuk është ajo e katër kriminelëve qyqarë që grabisin vila e shtëpia në rajone të ndryshme italiane.

“Mafia shqiptare është sot një mafia e fortë, sepse është një mafie që vjen nga një vend si Shqipëria ku niveli i korrupsionit është mjaft i lartë, ku korruspioni është shumë shumë i lartë. 1/3 e Shqipërisë është e mbjellur me marijaunë,” tha ai.

Ne si antiamfia sekuestrojmë njëherësh 6 o 7 tonë marijuanë që trafikohet përmes kanalit të Otrantos, nga Shqipëira.

Kjo mafia, u shpreh Gratteri, që bëhet e fortë dhe e pasur në vendin e saj, tashmë është e aftë e kjo është verifikuar gjatë dy viteve të fundit, të jetë në bashkëpunim me Ndranghetan në Santa Marta, në Kartagena, në Bobota, e duke blerë tonelata kokainë.”

Sipas Nicola Gratterit, askush sot nuk po mendon seriozisht e konkretisht të bëj reforma normative e të përshtatshme për të përballuar këtë realitet kriminal.

Europa është e obsesionaur nga privacy, është e obsesionuarnga të drejtat e atyre që bëjnë krime, është e obsesionuiar nga mbipopullimi i burgjeve.