Prokuroria e Elbasanit i konfiskon hotelin dhe restorantin ne Cerrik

0
2

Prokuroria e Elbasanit i ka konfiskuar pasurinë Arjan Kamamit, i dënuar më parë për ushtrim prostitucioni në Bruksel. U konfiskuan një objekt dy-katëshe bar dhe restorant, dhe një hotel.

“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.11 të vitit 2020, prokuroria kërkoi konfiskimin e një objekti 2-katësh, bar dhe restorant dhe hotel në pronësi të shtetasit Arjan Kamami. në zonën kadastrale nr.2559 në Malasej, Cërrik pasi provoi se shtetasi në fjalë nuk justifikon pasuritë e vendosura në vite me të ardhurat. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan kërkoi konfiskimin pasi dyshon se pasuria e shtetasit A.K. rrjedh nga aktiviteti i tij kriminal në Belgjikë”, njofton Prokuroria.

Ky shtetas, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel për prostitucion dhe është dënuar me 5 vite burgim si dhe gjobë prej 84 mijë eurosh së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptar.

Hetimet vijojnë për personat e tjerë, të cilët rezultojnë të dënuar së bashku me shtetasin A.K. në Belgjikë.