PROKURORIA E ELBASANIT NIS HETIMET PËR ANTARËT E KOMISIONIT HETIMOR (VIDEO)

0
157

Kryetari i Komisionit të përkohshëm hetimor ngritur nga këshilli bashkiak Elbasan,  Erion Murataj është paraqitur sot në prokurorinë e rrethit gjyqsor Elbasan, pasi Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) referoi kallzim penal nisur nga informacioni i dërguar nga kryetari i  komisionit për antarët e këshillit bashkiak (pjesë e komisionit hetimor)  , kryetarin e këshillit bashkiak Elbasan dhe sekretariatin e këtij këshilli.

Tashmë çështja është marrë nën hetim nga prokuroria Elbasan e cila sot ka thirrur kryetarin e komisionit Erion Murataj për dhënie të mëtejshme të informacioneve dhe shpjegime mbi informacionet e derguar prej tij. Pas daljes nga prokuroria Murataj mbajti fjalën  për mediat në të cilën u shpreh se përpjekjet për të ndalur zbardhjen e së vërtetës nga ana e antëreve të komisionit hetimor nuk do jenë të mundura pasi tashmë ata do të hetohen nga organet ligjzbatuese për të gjitha shkeljet e bëra ku akuza e parë mbetet ajo e shpërdorimit të detyrës nga 4 antarët e komisionit hetimor të PS dhe  PGJ. Ndërkohë parqiti edhe fakte të reja që vërtetojnë konfliktin e interest të njërit prej antarëve të komisionit hetimor i cili është i afërm i kryetarit të bashkisë Elbasan

Komisioni hetimor është ngritur nga këshilli bashkiak i Elbasanit për të hetuar vdekjen e puntorit Eduard Balliu i cili humbi jetën si pasojë e një defekti në mjetin që ai po punonte. Kujtojmë se paralelisht me komisionin hetimor çështja është duke u hetuar edhe nga prokuroria e Elbasanit me qëllim zbardhjen e së vërtetës.